Inbox i pajisjeve Android do grupojë në një vend të gjitha e-mailet

Kliko per me shume info

Google dërgoi një përditësim i cili përmban një pamje të re të aplikacionet për të gjitha postat elektronike të lidhura

Aplikacioni i Google Inbox në Android është një ndër opsionet më të mira për të qëndruar i azhornuar me e-mail-et tuaja të fundit por i mungojnë disa veçori standarde të aplikacionit Gmail.

Kliko per me shume info

Sot Google dërgoi një përditësim i cili përmban një pamje të re të aplikacionet për të gjitha postat elektronike të lidhura.

E thënë ndryshe përdoruesit mund të shohin nga një vend i vetëm e-mail-et nga llogari të ndryshme. Edhe pse shumë herë është e nevojshme ndarja e postave, kur qëllimi është pranimi i e-mail-eve sa më parë të jetë e mundur veçori e re hyn në funksion.

Për të aksesuar opsionin e ri përdoruesit duhet të veprojnë njëlloj si me aplikacionin Gmail përmes Sidebar. Aty e tutje do të keni akses vetëm në funksionalitetet bazike pa kategorizim apo radhitje.

Opsioni i ri do të jetë i disponueshëm për ju sapo të keni përditësuar ose instaluar nga Play Store.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here