Identifikohet kalimtari i aksidentuar për vdekje nga deputeti i PDIU, ja kush është 54-vjecari

Aktualitet

Seit Sorra, 54 vjeç, lindur dhe banues ne Kus, Kashar, eshte viktima e aksidentit qe ka ndodhur mengjesin e sotem me autor deputetin e PDIU, Aqif Rakipi.

Policia ka bere me dije te dhenat e plota te identitetit te viktimes.

Me heret policia e shtetit ka deklaruar se po heton ne lidhje me ngjarjen pa u ndikuar nga askush.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e policise:

Sqarim në lidhje me aksidentin e ndodhur me përfshirjen e deputetit A.R. :

" Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes , dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje , ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë, se është e do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve.

ME TE LEXUARAT