I varur nga interneti, vdes i adoleshenti kinez

Kliko per me shume info

Prindërit e një adoleshenti kinez, që vdiq dy ditë pasi hyri në një qendër të trajtimit të varësisë nga interneti, apelojnë për një hetim mbi vdekjen e tij.

Pas disa përpjekjesh për të disiplinuar varësinë e tij nga interneti, prindërit e kishin dërguar në një qendër trajtimi që pretendon se përdor trajtim të butë, këshillim psikologjik dhe trajnim fizik dhe premton se nuk përdoren dënime fizike.

Kliko per me shume info

“Djali im ishte i bindur. Vetëm pasi u diplomua në shkollën fillore ai filloi të hynte në internet, nuk kishte hobi të tjera. Shkonte në kafe internet çdo ditë. Unë përpiqesha ta pengoja, por ai nuk dëgjonte, ndaj kërkova online dhe gjeta këtë organizatë”, tregon e ëma e viktimës.

Në një intervistë për televizionin shtetëror, nëna e adoleshentit tha se trupi i të birit i ishte kthyer me rreth 20 shenja lëndimi. Shumë përdorues kinezë të rrjetit, shprehën tronditje dhe zemërim për vdekjen e adoleshentit e kishte edhe nga ata që pyesnin pse prindërit e kishin dërguar në një institucion të tillë.

Vendi me popullsinë më të madhe në botë ka edhe numrin më të madh të përdoruesve të internetit me të paktën 730 milionë përdorues të regjistruar në fund të vitit të kaluar. Problemet e shkaktuara nga mbipërdorimi i internetit janë në rritje, veçanërisht mes kinezëve të rinj, që kërkojnë të shpëtojnë nga pesha e rëndë e pritshmërive të prindërve të tyre.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here