I riu vdiq në një aksident tragjik me motor, mesazhi drithërues i shokut (Foto)

Kliko per me shume info

Një 22-vjeçar, ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti në aksin Fushë Krujë-Tiranë, pranë Nikelit.

Viktima, Leonard Bami, banues në Borizanë të Durrësit ka ndërruar jetë ndërkohë që udhëtonte me motor. Mësohet se 22-vjecari mori plagë të rënda nga aksidenti me motor dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte, ndërsa shkaku mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën i riu po udhëtonte duke humbur kështu kontrollin e mjetit.

Kliko per me shume info

Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e të riut për JOQ.al.
Ata deklarojnë se iku në lule të rinisë, në momentin kur sapo kishte hapur një servis makinash në Fushë-Krujë dhe kishte blerë motorin që i mori jetën.
JOQ doja te ti beja thirrje rinise udhetoni me kujdes sepse para nje ore ne aksin Fushe Kruj-Tirane afersisht ne Nikel vdiq nje shoku im me motor. Personi quhet Leonard Bami 22 vjec banues ne Borizanë. Po flas me shoket dhe po me thone se kishte qene duke ecur shpejt dhe ka humbur kontrollin. Thone se vdiq ne vend. Me shume e kisha te jepja mesazh per rinine shqiptare se cdo dit po vdesin jeten mund ta mari zoti por jo per gabimet e tua. Sa kishte fillu duke e rregullu jeten po i ecte mire kishte ca muaj se kishte hapur nje servis ne Fushe-Kruje dhe me kalimin e kohes bleu kete motorin,- deklaron shoku i Leonardit për JOQ.al.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here