I riu shqiptar vdes nga një aksident tragjik në Itali, la pas dy fëmijë

Aktualitet

Një tjetër shqiptar vdes pas një aksidenti tragjik në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Palombarese mbrëmjen e 15 gushtit. Mësohet se vitkima është Ergys Merhori, 29 vjeç, banues në Kavajë, baba i dy fëmijëve. Sipas informacioneve, i riu ka humbur kontrollin e makinës që po drejtonte në kryqëzimin me rrugën e Shën Lucia, në komunën e Mentana, Romë, dhe si pasojë makina është përmbysur pasi u përplas me murin anësor të rrugës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi ambulanca dhe policia e Mentana, të cilët janë duke punuar për të rindërtuar dinamiken e aksidentit.

Tani për tani nuk dihet arsyeja pse djali ka humbur papritur kontrollin e makinës së tij.

Trupi i viktimës u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit La Sapienza të Romës, ku do te kryhet edhe autopsia.

ME TE LEXUARAT