I riu qëllon me breshëri automatiku në mes të Lezhës, policia i shkon në shtëpi dhe…

Kliko per me shume info

Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga policia, i sekuestrohet 1 automatik, 79 fishekë dhe 2 krehëra.

Burimet zyrtare thane se më datë 13.08.2017, rreth orës 06:40 , është marrë njoftim se në fshatin Lalm në Lezhë , një shtetas po qëllon me armë zjarri.

Kliko per me shume info

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi Dritan Ndreca, 27 vjeç, në ambientet e jashtme të banesës së tij, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

“Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik , 79 fishekë dhe 2 krehëra .

Në vijim të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Ndreca, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/4 dhe 274 të Kodit Penal”, njoftoi policia.

Sipas saj, materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here