Hynë në hotel si klientë, vodhën kasafortën me 100 mijë euro, ja cfarë thanë grabitësit në gjyq

Kliko per me shume info

Dy personat u akomoduan në hotel për një natë si klientë dhe më pas shkulën kasafortën ku ruheshin 9500 euro së bashku me tre orë dore të kushtueshme qe ne total kapin vleren e 100 mije eurove. Kjo ndodhi me 15 gusht 2017 tek rruga e Dibres ne Tirane.

Shtetasi Eduart Ngota, 32 vjeç dhe shoku i dhomës me të cilin kreu vjedhjen, Zenel Dama e pranuan versionin që tha prokurorja gjatë masës së sigurimit.

Kliko per me shume info

Të dy ata pohuan se ideja për vjedhen e kasafortës në një hotel të njohur në Tiranë ju kishte ardhur spontanisht.

“Ne pimë atë natë dhe në një moment vendosëm ta provonim për të vjedhur”, tregoi Eduarti.

Sipas prokurorisë, dy hajdutët, ndaj të cilëve u vendos arrest me burg, ka mundësi të kenë bashkëpunuar me një person të tretë që më parë ka punuar në hotel.

Ngota dhe Dama, tregoi prokurorja, e fshehën kasafortën në një çantë të zezë dhe pasi kanë paguar dhomën e rezervuar për dy netë janë larguar të qetë.

Të dy hajdutët janë tradhëtuar nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që pas identifikimit, njëri prej tyre ka rrëfyer se një pjesë të sendeve i kishte fshehur tek gjyshja citon top channel./lajmifundit.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here