Hiqej si portugez pa ditur gjuhën, 4 vjet e 6 muaj burg shqiptarit në Angli

Kliko per me shume info

Trafikantu shqiptar i droges, i cili mori fame ne median angleze pasi pretendoi se ishte portugez, por dështoi dy herë në testin e gjuhës, është dënuar me burg nga një gjykatë në Britani.

Sipas autoriteteve, 20 – vjeçari Artinis Hajdarmataj, i cili jetonte në Windmill Road, Croydon u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg nga gjykata e Guildford të enjten.

Kliko per me shume info

Vendimi i dhënë nga gjykata, sipas mediave britanike është i fundit si pjesë e operacionit policor të koduar Viking, i realizuar nga policia e Surrey, që çoi në shkatërrimin e një organizate kriminale që merrej me shpërndarjen e drogës.

Policia e ndaloi Hajdarmatajn fillimisht më 3 Maj, rreth orës 2 të natës në Winkworth, Banstead. Ai i tregoi oficerëve një patentë portugeze dhe u tha se quhej Samuel Alves. Por kur u pyet në gjuhën portugeze, i riu dështoi që të përgjigjej, pasi nuk e njihte këtë gjuhë.

Ai u arrestua për falsifikim patente dhe u la në liri me kusht pasi pranoi se ishte shqiptar dhe i dha autoriteteve emrin e tij të vërtetë. Megjithatë, i riu nuk u paraqit në seancën e caktuar gjyqësore.

Më 12 Korrik, ai u arrestua sërish, këtë herë në Croydon Lane, Banstead. Sërish Hajdarmataj se ishte portugez dhe tha se quhej Joao Damiano. Ai dështoi për herë të dytë për shkak të gjuhës.

Ndryshe nga hera e parë, gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën çanta me kokainë dhe një sasi e madhe parash në makinë.

Para gjykatës shqiptari i pranoi akuzat për drejtim të makinës pa patentë, posedim të një patente false dhe posedim me qëllim shpërndarjen e drogës të Klasit A, citon klan.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here