Helmimi i protestuesve në mitingun e PD, vendimi shokues i prokurorisë

Kliko per me shume info

Prokuroria pezullon hetimet për helmimin e 76 protestuesve të PD, në hapjen e fushatës elektorale të kësaj force politike, për zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Pas përgjigjes së marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, organi i akuzës ka pezulluar hetimet, në pritje të mbërritjes së letërporosisë nga Gjermania.

Kliko per me shume info

Mjekësia Ligjore në Tiranë, në përgjigjen e dorëzuar në prokurori, e konsideron të zbuluar shkakun e helmimit masiv që ndodhi te 76 qytetarë mbështetës të opozitës, në mitingun hapës të fushatës elektorale të PD.
Gazeta “Panorama” ka mësuar se Mjekësia Ligjore ka dorëzuar në prokurori disa javë më parë aktin e ekspertimit në lidhje me problemet shëndetësore të 76 protestuesve, përfshi edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha. Ky i fundit mori ndihmë mjekësore 7 orë pas mitingut hapës të fushatës elektorale.
“Probabiliteti më i lartë për problemet shëndetësore të konstatuara te 50 mostrat e marra në analizë, është që ato të jenë shkaktuar si pasojë e rrezatimit të prozhektorëve, si pasojë e qëndrimit nën këtë efekt për 2-3 orë”, thuhet ndër të tjera në aktin e ekspertimit të Mjekësisë Ligjore.
Hetuesit thonë se Mjekësia Ligjore e ka bazuar ekspertimin në analizimin e të dhënave nga mostrat e marra te 50 shtetas, nga totali prej 76 personash, që u paraqitën me shqetësime në spital (QSUT).
Të prekurit nga shqetësimet shëndetë- sore u paraqitën në urgjencë më 28 maj, vetëm disa orë pasi kishin marrë pjesë në hapjen e fushatës së opozitës, më 27 maj 2017, në Tiranë.
Prokuroria e ka administruar në dosje përgjigjen e Mjekësisë Ligjore dhe është në pritje të mbërritjes së analizave nga Gjermania, nga ku është kërkuar me letërporosi, një ekzaminim më i thelluar për shkakun e shqetësimeve shëndetësore që shfaqen protestuesit e opozitës.
Vetëm 7 orë pas pjesëmarrjes në tubimin e zhvilluar në bulevardin te kryeministria, 76 persona përfshi edhe kryetarin e PD Lulzim Basha, u paraqitën në spital me simptoma të skuqjes, lotimit, enjtes dhe irritimit në fytyrë, në kokë dhe në qafë. Disa prej pjesëmarrësve kishin skuqje e irritim edhe në pjesën e krahëve.
Në prokurori, më herët mbërriti edhe një përgjigje e organeve të specializuara të ushtrisë shqiptare, e cila theksonte se një ditë pas mitingut të PD, në bulevard nuk janë gjetur mostra lëndësh kimike apo ushtarake helmuese.
Ushtria u përfshi në hetimin e rastit bashkë me Policinë, Prokurorinë dhe SHISH-in, pas dyshimeve për një akt të mundshëm sabotazhi. Prokuroria po i vazhdoi hetimet me akuzën e pengimit të subjekteve zgjedhore dhe ndotjes së ambientit, deri në mbërritjen e përgjigjes së analizave shkencore të kërkuara në Gjermani.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here