Grushte dhe kërcënime me armë për parkimin e makinës, arrestohet 31 vjeçari në Gramsh

Kliko per me shume info

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 31 vjeçar, pasi një konflikti të ndodhur më 19 gusht në lagjen “Sporti”.

Blutë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Armando Vërça, i cili i në bashkëpunim me shtetasit R.D., 19 vjeç, A.Ç., 38 vjeç, dhe A.V., 31 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit A.H., S.H., dhe XH.H., 43, 38 dhe 26 vjeç, të tre banues në Gramsh.

Kliko per me shume info

Gjithashtu shtetasit R.D., 19 vjeç, A.Ç., 38 vjeç dyshohen të kenë kanosur 3 shtetasit e lartpërmendur me armë zjarri pistoletë.
“Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë për një parkim të mjetit që kanë bërë katër të dyshuarit para lokalit të tre shtetasve”, sqaron policia.
Policia po punon për kapjen e tre bashkëpunëtorëve të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here