Gruas i vdes djali 10 muajsh në spital, nis misionin më të rëndësishëm në jetë

Kliko per me shume info

Në SHBA një nënë e dërrmuar, pas vdekjes së djalit 10 muajsh në spital ka bërë gjënë që ka habitur të gjithë.

Demi Frandsen lindi djalin e saj dy muaj para kohe, dhe edhe pse u mjekua për 10 muaj Leo nuk arriti të jetoj pasi kishte sëmundjen gastroschisis, dhe organet e trupit të tij ishin të ekspozuara jashtë. Demi gjatë këtyre 10 muajve sa e kishte djalin gjallë vazhdimisht ka dhuruar qumësht për fëmijët që kishin nevojë aty, por edhe pas vdekjes ajo nuk ndaloi.

Kliko per me shume info

“Ai ia vlejti që dhurova qumësht sa e kisha Leon tim gjallë? Ju mund të më pyesni po tani a ia vlen që po dhuroj prapë! Po, ia ka vlejtur. Edhe pse im bir nuk jetoi shumë gjatë ajo periudhë ishte më e mira e jetës sime, dhe kjo që po bëj tani është një kontribut i vogël nga ana ime”, është shprehur Demi, nëna e Leos.
Në Amerikë është rritur kjo dukuri, ku shumë nëna vullnetare dhurojnë qumështin e tyre për fëmijët e shtruar në spital. Disa e dhurojnë për bamirësi e disa të tjera e shesin atë. Sipas një raporti të “Ëired”, disa nëna janë duke shitur qumështin e tyre në internet për 5-10 dollarë.
Donacionet e qumështit të gjirit janë gjithmonë në rritje. Në mars, Arizona hapi qendrën e parë të dhurimit të qumështit në Tuscon. Banka Qumështore e Nënës ka listuar më shumë se 50 vende të dhurimit në 12 shtete. Bankat vazhdimisht ofrojnë “më shumë qumësht për NICUs se çdo bankë tjetër qumështore jofitimprurëse në Amerikën e Veriut”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here