Grabitja e kasafortës së hotelit në Tiranë, zbulohet identiteti i të arrestuarve, ja lidhja me pastruesen

Kliko per me shume info

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin të koduar ‘’Rolex’’, ku ka arrestuar Eduart Ngota, 32 vjeç, i dënuar më parë dhe Zenel Dama, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasit në fjalë akuzohen se kanë sekuestruar 9500 euro, 3 ora, 3 byzylykë, 1 varëse floriri si dhe 1 automjet.

Kliko per me shume info

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi në sajë të një pune të mirëorganizuar hetimore, është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e “Dibrës”.
Sipas Policisë, automjet i tipit “Fiat Punto”, i sekuestruar, ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes.
Burimet bene me dije se është shpallur në kërkim shtetasja me inicialet R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Por “Panorama” mëson se ajo quhet Rajmonda Bruçi, e sipas policisë ajo ka ikur nga Shqipëria në drejtim të Italisë e tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Rajmonda është e motra e Eduart Ngotës, e cila punonte si pastruese në hotelin ku ndodhi vjedhja. Ajo kishte informuar të vëllain dhe shokun e tij, për vendodhjen e kasafortës.
Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here