Grabitja e bankomatit në Sarandë, zbardhet dëshmia e bullgarëve: Një vajze i ngeci karta, na kërkoi ndihmë

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e bullgarëve të cilët u akuzuan për grabitjen e një bankomati të një banke të nivelit të dytë në Sarandë pak ditë më parë.

Mësohet së shtetasit e huaj kanë mohuar cdo gjë. Aleksandros Doan dhe Mihaill Karaxhanov janë shprehur se gjendeshin rastësisht pranë bankomatit të një banke të nivelit të dytë në momentin e arrestimit. Arrestimi i tyre ndodhi mëngjesin e së dielës, në tentativë për të hapur me trapan bankomatin në lagjen Nr.4 në qytetin e Sarandës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë marrjes në pyetje, gjë e cila është bërë veçmas dhe në orare të ndryshme, dy turistët bullgarë kanë dhënë shpjegime kontradiktore për arsyen pse u gjendën para bankomatit.

Aleksandros Doan, 46 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Sofje, Bullgari, para grupit hetimor ka deklaruar se kishte shkuar për të tërhequr para dhe pasi kishte para se bankomati nuk funksiononte, ishte larguar.

“Kam shkuar te bankomati i … vetëm për të tërhequr lekë, por bankomati nuk ka funksionuar dhe jam larguar bashkë me shokun tim, deri sa na ka kapur Policia”, është shprehur 46-vjeçari.

Ndërkohë Mihaill Karaxhanov, 29 vjeç, lindur dhe banues në Varna, Bullgari, ka deklaruar se kishte shkuar për të ndihmuar një vajzë, së cilës i kishte ngecur karta e bankës brenda bankomatit.

“Kam shkuar te bankomati i… vetëm për të ndihmuar një shtetase që i kishte ngelur një kartë në bankomat dhe unë kam futur atje një pajisje metalike për të nxjerrë kartën, por bankomati nuk ka funksionuar dhe jam larguar bashkë me shokun tim, deri sa na ka kapur Policia”, ka deklaruar 29-vjeçari i arrestuar.

Ndryshe nga Aleksandros Doan, 29-vjeçari Karaxhanov, nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin e Policisë. Ndaj të dyshuarve është ngritur akuza “vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit e mbetur në tentativë”. Të dy bullgarët kanë ardhur në Sarandë përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës.

ME TE LEXUARAT