Grabiti dhe tentoi të përdhunojë të renë, dëshmitarët tregojnë të vërtetën e ngjarjes

Kliko per me shume info

Një ditë më parë, një 38- vjeçar në Shkodër ka sulmuar një vajzë, por që fatmirësisht ngjarja u neutralizua në kohë.

Mësohet se e reja 25-vjeçare ka pësuar momente traumatike teksa personi i identifikuar si A. Doda nga Burreli e sulmoi atë krejt papritur. Sipas informacioneve paraprake, 38- vjeçari dyshohet se ka dashur t’i marrë asaj celularin dhe çantën, por janë hedhur dyshime gjithashtu për ngacmim e prekje ndaj saj në ambient publik.

Kliko per me shume info

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Sahati”, kur sipas dëshmitarëve, një person rreth 38 vjeç ka dhunuar një vajzë rreth 25 vjeçe dhe dyshohet se ka tentuar edhe ta përdhunojë.
Fillimisht ai e ka sulmuar fizikisht dhe më pas i ka marrë me forcë celularin dhe çantën. Policia dyshon se djali ka tentuar edhe ta ngacmojë e grabisë vajzën njëkohësisht. Por, gjatë momentit të largimit, ai është penguar dhe arrestuar menjëherë nga policia. Sipas të dhënave nga blutë, ka qenë një patrullë afër vendit të ngjarjes që ka ndërhyrë menjëherë, duke ndaluar të riun nga Burreli, shtetasin A. Doda.
Vajza, emri i së cilës nuk u bë publik nga policia, është marrë në pyetje nga ku ka dhënë dëshminë e saj mbi atë çfarë kishte ndodhur.
Ajo ka qenë në gjendje mjaft të ngarkuar psikologjike, teksa ka rrëfyer se ka qenë e vetme në rrugë duke kaluar, kur krejt papritur personi, të cilin ajo nuk e njihte më parë, e ka dhunuar dhe grabitur. Ndërkohë, dëshmitarë në vendin e ngjarjes i kanë raportuar policisë edhe për ngacmim të vajzës nga i riu.
“Ai e sulmoi vajzën në rrugë dhe fatmirësisht, pasi i mori çantën, u pengua. Ishte një patrullë policie afër, e cila ndërhyri dhe e arrestoi autorin. Ishte djalë i ri, u rrëzua në tentativë për t’u larguar shpejt”, u shpreh një dëshmitar që e ka parë skenën e ngjarjes disa metra më tej.
Sipas tij, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur shumë lëvizje në rrugë, çka mesa duket është shfrytëzuar nga i riu, i cili mund ta ketë pasur në vëzhgim të renë dhe ka vepruar në momentin kur ai e ka gjykuar se ishte më e volitshme.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here