Zbulohet gjyqtari i ndeshjes Maqedoni-Shqipëri, kush është pasaniku nga Suedia

Kliko per me shume info

43-vjeçari nga Suedia Jonas Eriksson është gjyqtari i përzgjedhur për të arbitruar derbin ballkanik Maqedoni Shqipëri.

Përballja e Strumcës pritet të jetë e ndezur, dhe gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për situata nga më të ndryshmet.

Kliko per me shume info

Eriksson është një nga gjyqtarët më të njohur me përvojë ndërkombëtare. Ai ka drejtuar disa përballje në kompeticione të rëndësishme si Europiani i vitit 2012, Botërori i vitit 2014, si dhe Europiani i vitit 2016.

Përveç kësaj, suedezi njihet si një nga gjyqtarët më të pasur të FIFA-s, falë edhe suksesit në biznes, ku pasuria e tij në total kap vlerën 13 milionë euro.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here