Klajda Gjosha i kthen përgjigje Bushatit: Pa merak i dashur, do të…

Kliko per me shume info

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha i ka kthyer përgjigje ftesës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, i cili replikoj në lidhje me kritikat ndaj mungesës së Ministrisë së Integrimit.

E ndërsa Bushati u shpreh se nuk ka vend për shqetësim, dhe ftoi opozitën dhe Gjoshën të japin kontributin e tyre në integrimin në Bashkimin Evropian, ish-ministrja Gjosha në statusin e saj shkruan se kontributi i saj dhe i LSI-së nuk do të mungojë, pasi vetëm kështu shpëtojmë Shqipërinë.

Kliko per me shume info

“Pa merak i dashur Ditmir, kontributi i LSI dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion te procesit te integrimit, pasi vetëm kështu Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga: korrupsioni, krimi i organizuar, blerja e votës. Ndaj dhe ndjejmë keqardhje që flamuri për këtë proces ngrihet nga qeveria dhe Kryeministri sa herë i intereson dhe harrohet që është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëve e nuk përmendet në këtë mandat të dytë! Suksese!”- përfundon postimi i Gjoshës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here