Gjobëvënie 10 mijë euro qytetarit në Tiranë, “Diamantet” kapin dy autorët, i treti në kërkim

Kliko per me shume info

Shtrënguan me dhunë një shtetas për dhënie pasurie, arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve që do t’u jepte si gjobëvënie.

Policia informoi se më datë 20.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Diamantët”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Kliko per me shume info

– Enea Duraj, 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë

– Renato Toska, 28 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Tiranë

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:

– E. H., 31 vjeç

Pas një pune hetimore profesionale për hetimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.08.2017, ku shtetasit e sipërpërmendur dyshohet se kanë grabitur me dhunë shtetasin R. S., në vendin e njohur si Yrshek, Tiranë, ku i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ky shtetas i mbante në çantë, ka rezultuar se:

Nga hetimi me metoda speciale, rezultoi se këta shtetas, më pas e kanë kanosur shtetasin R. S., me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 000 Euro.

Në momentin e ndërhyrjes nga Forca Operacionale, janë konstatuar shtetasit Enea Duraj dhe Renato Toska, të cilët janë arrestuar në kohën e dorëzimit të kësaj shume monetare.

Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma monetare prej 5000 Euro dhe 300 000 Lekë të reja, të cilat i janë vënë në dispozicion nga shtetasi R. S.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga Nenet 139-25 dhe 109/b të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here