Gjen portofolin plot me lekë dhe karta krediti, nuk do ta besoni ku i shpenzoi paratë. Arrestohet

Kliko per me shume info

Burimet zyrtare njoftuan se një i ri ka përfunduar sot në prangat e policisë pasi akuzohet për vjedhje.

Sipas bluve të Shkodrës, shtetasi Muharrem Peti, 27 vjeç, banues në Dibër, më datë 11.08.2017, në vendin e quajtur shatervani Parrucë në Shkodër ka gjetur një çantë dore, brenda të cilës kishte 2 karta krediti si dhe një shumë monetare brenda, të cilat i përkisnin shtetasit R. B. 65 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka bërë kallzim për humbjen e kësaj çante.

Kliko per me shume info

“Gjithashtu më datë 11.08.2017 dhe 12.08.2017, shtetasi Muharrem Peti , ka përdorur këto karta krediti duke tërhequr nga bankomati i një banke, shumën prej 100.000 lek të reja, shumë të cilën e ka shpenzuar duke luajtur në kazino. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal”, thotë policia.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here