Rikthehet i nxehti afrikan në vend, ja surprizat e motit për ditët e ardhshme

Vala e të nxehtit afrikan do të rikthehet sërish në mbarë vendin në ditët e ardhshme.

“Meteoalb” parashikon që temperaturat të rriten gjatë fundjavës dhe fillimit të javës tjetër duke kulmuar në datat 28 – 30 gusht.

Kliko per me shume info

Ndërkaq, një rënie graduale e temperaturave pritet ditët e para të shtatorit.

E premte

Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme, vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat malore.

Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në ultësirën perëndimore, por vranësira të lehta do të ketë herë pas here në zonat lindore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare pas mesditës me shpejtësi 35 – 38 km/h nga drejtimi verior duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë. Temperaturat e ajrit do rriten lehtë në vlerat e mëngjesit, por rritje më të ndjeshme në vlerat e mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 35 – 36°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.