Fqinja më i mirë në botë. I ndërton fëmijëve që jetojnë përballë një pishinë, arsyeja do t’ju prekë

Kliko per me shume info

Një 94-vjeçar nga Minesota në SHBA, ka dashur të bëjë për fëmijët e fqinjëve të tij dicka të bukur.

Një pishinë për t’u larë, luajtur dhe zbavitur: është kjo dhurata që Keith Davison I bëri atyre.
I moshuari, tashmë në pension, ka humbur gruan e tij Evy për shkak të një tumori dhe ka menduar të gjejë antidotin e trishtimit, i lodhur nga vetmia.
Historia ka prekur shumë njerëz dhe është treguar nga gazetat lokale. Gruaja e tij ndërroi jetë në prill 2016, pak ditë para 66-vjetorit të tyre të martesës.

Kliko per me shume info

Që nga ai moment e tutje, 94-vjeçari e ka pasur të vështirë të qëndrojë i vetëm në shtëpi: “Nuk e imagjinoni se çfarë ndien! Qan shumë. Është normale që të ndodhë kështu”, – ka shpjeguar ai. Edhe pse ka tre fëmijë, Keith nuk ka nipër e mbesa dhe asnjë nuk mund t’ia largojë atë vuajtje.
“Duhet të qëndrosh me të gjithë fëmijët që ke pranë shtëpisë. Ata janë nipërit e tu”, – i ka thënë një mik një ditë dhe kështu ai ka ndërtuar pishinën në kopshtin e vilës së tij. “E dija që do të vinin”, – tha Keith. Një investim prej 20 mijë dollarë. /GSh

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here