Fluks turistësh në aeroportin e Rinasit, në 12 orë hynë në Shqipëri 11 mijë shtetas

Kliko per me shume info

Në ditët e fundit në aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë është vënë re një fluks tejet i madh i shtetasve të huaj që hyjnë në vendin tonë për të kaluar pushimet.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai njofton se në këto ditë në Shqipëri kanë mbërritur me mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Mësohet se vetëm në 12 orët e fundit nëpërmjet aeroportit të Rinasit në vendin tonë kanë hyrë 11 mijë shtetas të huaj dhe shqiptar.

Kliko per me shume info

Gjithashtu Mullai bën me dije se për të përballuar me sukses këtë fluks Policia Kufitare ka rritur kapacitetet pritëse duke shtuar sportelet në 9 të tilla.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here