Bëni pjesë tek femrat që nuk i rriten flokët? Shkencëtarët kanë një përgjigje për ju

Kliko per me shume info

Nuk është vetëm eliminimi i stresit që ndikon si përparësi.

Gjithashtu është e domosdoshme të kufizoni ngjyrën dhe dëmtimin nga nxehtësia që të parandaloni çarjen e majave të flokëve dhe dëmtimin e tyre. Nuk ka garancë që flokët t’ju rriten si të Rapunzel (personazh i filmave të animuar, që karakterizohet me flokë të gjata). Pse? Sepse të gjithë kanë një cikël rritjeje të flokëve që është përcaktuar nga gjenetika.

Kliko per me shume info

“Tek shumica e njerëzve, cikli i rritjes së flokëve është mes 2 deri 6 vjet”, thotë shkencëtari i Living Proof-Eric Spengler. Flokët rriten përafërsisht rreth 1.5 cm në muaj. Nëse cikli juaj është dy vite, flokët do t’ju rriten rreth një pëllëmbë, deri në supet tuaja. nëse cikli i rritjes është 6 vite, rritja do të jetë tri pëllëmbë deri në belin tuaj. Pasi fija e flokut të arrijë fundin e ciklit të tij (e cila shkurtohet me moshë), nuk ndalon vetëm rritjen por folikuli i saj do të bjerë dhe një tjetër do të fillojë të rritet në vendin e saj. Kjo shpjegon se pse është normale që të humbni 50 deri 100 fije në ditë.

Ky cikël normal deshifron se sa kohë mund t’ju rriten flokët tuaj. Por, zakonisht shumica e njerëzve nuk i rrisin aq gjatë sepse kështu ata futen në shprehi që i bëjnë të duken keq para se të arrijnë në atë fazë./gazetaeskpres/

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here