Finalizohet operacioni “Cudhi” / Sekuestrohen 46.5 kg marijuana në Krujë, në pranga 28 vjeçari

Kliko per me shume info

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Cudhi”, duke sekuestruar 46.5. Kg Marijuanë.

Blutë njoftojnë se nga ky operacion, është arrestuar shtetasi Nuri Hysa 28 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, shtetasi P.H. 32 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Kliko per me shume info

Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte lëndë narkotike nga Kruja për në Tiranë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Cudhi”.
Më datë 15.08.2017, në bazë të infomacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, në vendin e quajtur” Kroji I Madh” , fshati Cudhi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz,(në pjesën e bakazhit dhe sedilet e pasme) u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 46.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë, e vendosur në 8 thasë lini.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale
” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/ 2 të Kodit Penal.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here