Ferrari që kushton mbi 4 milionë euro

Kliko per me shume info

Modeli Ferrari Sergio është prodhuar në vetëm gjashtë njësi, por ai asnjëherë nuk ishte në shitje të lirë.

Por, njëri nga këta automobila të vegjël tash mund të blihet për 4,3 milionë euro, aq sa është kërkuar në shpalljen e faqes JamesEdition, dyfish më shumë se sa çmimi i parë i Ferrari Sergio, por duke pasur parasysh se ky model është i rrallë, me siguri se nuk do të jetë vështirë për të gjetur blerësin.

Kliko per me shume info

Sergio është krijuar si koncept në vitin 2013, kur Ferrari në bashkëpunim me shtëpinë Pininfarina e prezantoi në auto-sallonin në Gjenevë.

Automobili mori emrin sipas dizajnerit të njohur Sergio Pininfarina, i cili ka ndërruar jetë para një viti.

Versioni i prodhimit u krijua në vitin 2015, ndërsa në kohën kur u ekspozua, po ashtu në panairin në Gjenevë, modeli ishte i shitur, pasi që ai i ishte ofruar një grupi blerësish dhe koleksionistëve të Ferrarit.

Nga gjithsej gjashtë njësi të prodhuara, tri prej tyre kanë përfunduar në SHBA, një në Emiratet e Bashkuara Arabe, një në Japoni, derisa i fundit i është shitur një blerësi nga Zvicra, i cili tash u është ofruar blerësve.

Ferrari Sergio është i bazuar në modelin 458 Speciale. Ka motor 4.5 litra V8 me 605 kuaj fuqi dhe arrin 100 kilometra në orë për vetëm 3 sekonda.

Mjeti është i ngjyrosur në kombinimin verdhë-zi dhe ka kaluar vetëm 118 km.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here