Fakti i frikshëm, në Spanjë, ishin përgatitur sulme edhe më të mëdha

Bota

Sulmet që tronditën të enjten Spanjën dhe të gjithë Europën, ishin vetëm fillimi i asaj që do të kishte qenë një tragjedi edhe më e frikshme.

Sipas policisë së Katalonjës, autorët e dyshuar po planifikonin një ose më shumë sulme, edhe më të mëdha nga ato që ndërmorën. Autoritetet mendojnë se sulmet kishin kohë që përgatiteshin në një shtëpi në Alcanar, një qytet i vogël në jug të Barcelonës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Godina u përfshi nga flakët mbrëmjen e së mërkurës, siç pretendohet për shkak të shpërthimit të bombolave të gazit. Një person mbeti i vrarë.

Sipas policisë, atje po përgatiteshin eksplozivë që do të përdoreshin për sulme të tjera dhe shpërthimi i privoi agrësorët nga bomba të mundshme.

Ndërkaq, në vend po zhvillohet një operacion i madh për gjetjen e 18-vjeçarit nga maroku, Moussa Oukabir, i dyshuar si autor i sulmit të së enjtes.

Besohet se ai përdori dokumentet e të vëllait, Driss Oubakir për të marrë me qira furgonin që u lëshua mbi njerëzit në bulevardin e famshëm të qytetit bregdetar.

Ky i fundit kontaktoi me autoritet për t’i thënë se nuk kishte lidhje me sulmin. 13 persona humbën jetën në Las Rambla, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Disa orë më vonë, policia vrau 5 xhihadistë të dyshuar në një tjetër sulm me makinë në qytezën e Cambrils. Një grua e plagosur në sulm vdiq më vonë në spital duke e çuar në 14 totalin e viktimave.

Sipas policisë, personat e vrarë në Cambrils ishin të lidhur me sulmin në Barcelonë që u mor përsipër nga ISIS. Rruga që u bë skenë e tragjedive të radhës së sulmeve me makinë që po shtohen gjithnjë e më shumë në Europë, është më e famshme në Barcelonë, e jo rastësisht viktimat ishin të gjithë turistë.

Mes tyre dy janë italianë, tre gjermanë, një belg e një amerikan, ndërsa viktima më e vogel e sulmit ishte një fëmijë 3-vjeçar nga Spanja, nëna e të cilit u plagos rëndë. Një tjetër 7-vjeçar britaniko-australian është shpallur i zhdukur.

Sipas qeverisë spanjolle, qytetarë të 34 shteteve ishin prekur nga sulmet. Kryeministri spanjoll shpalli tre ditë zie kombëtare dhe një minutë heshtje u mbajt mesditën e së premtes në nder të viktimave./top channel

ME TE LEXUARAT