“Timoni i rilindjes”, emrat që ikin dhe vijnë në qeverinë e re të Edi Ramës

Politikë

Mes socialistëve, atyre që janë në Parlament dhe atyre që janë pranë kryeministrit, ka rënë heshtja në pritje të vendimit të Edi Ramës për krijimin e kabinetit qeveritar “Rama 2”.

Një kabinet më i vogël në numër sesa ai i pari, por që qartazi do të reflektojë pushtetin edhe më të madh të kryeministrit, si brenda qeverisë, ashtu edhe brenda partisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Top Channel ka mësuar se figurat klasike të Partisë Socialiste nuk do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar. Deputetë si Pandeli Majko, Blendi Klosi, Erion Braçe apo Taulant Balla do të marrin poste politike drejtuese në Parlament ose në parti.

Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë me Taulant Ballën, i cili “de facto” ka kryer për 4 vite detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe që shihet si pasues i natyrshëm i Gramoz Ruçit, i cili do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme.

Cilido që të jetë vendimi i Ramës për Taulant Ballën, pak ditë para shpalljes së qeverisë është e qartë se, socialistët që Rama gjeti në parti, me përjashtim të Fatmir Xhafës, si dhe disa ish-anëtarë të kabinetit gjatë mandatit të tij të parë, nuk do të jenë pjesë e qeverisë.

Mbetet e pazgjidhur ende çështja nëse ministrat-deputetë do ta mbajnë apo jo mandatin e të zgjedhurit, por, sipas disa informacioneve të rezervuara, disa prej tyre nuk do ta kenë të nevojshme, sepse nuk do të jenë deputetë./top channel

ME TE LEXUARAT