Ekstradohet nga Italia vëllai i kandidates për deputete, ja kush është “bosi” i drogës dhe prostitucionit

Kliko per me shume info

Pas lajmit të ekstradimit të 46-vjeçarit Arjanit Dino, të akuzuar 4 vite më parë për plagosje, të tjera detaje janë zbuluar rreth tij. Sipas Prokurorisë Dino ka plagosur në këmbë me pistoletë bashkëqytetarin Bilal Lamaj për motive politike.

Si ndodhi ngjarja 4 vite më parë

Kliko per me shume info

Dino së bashku me të dëmtuarin Bilal Lamaj, rreth orës 10:30 kanë shkuar te një lokal loto-sporti në qytetin e Ballshit. I pandehuri Dino dhe Lamaj, shokë me njeri-tjetrin janë ulur në një tavolinë në afërsi të banakut të këtij lokali. Gjatë bisedës, Arjanit Dino i ka kërkuar Bilal Lamajt që të ndihmonte të motrën e tij, E.D., gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, pasi ajo kandidonte nën siglën e Partisë së Emigrantëve.

Gjatë bisedës mësohet se Bilali i ka kujtuar Arjanitit një borxh prej 4000 eurosh që i pandehuri i detyrohej prej kohësh të dëmtuarit. Gjithashtu, Bilali i ka thënë Arjanitit se nuk mund ta përkrahte motrën e tij, pasi ishte pozicionuar në një krah tjetër politik, kurse paratë i kërkonte sa më parë, pasi kishin qenë shokë me njëri-tjetrin dhe kjo gjë nuk i dukej e hijshme.

Në këto rrethana, i pandehuri është nervozuar dhe pasi është ngritur në këmbë në moment ka nxjerrë nga çanta një pistoletë dhe me të ka qëlluar një herë në drejtim të këmbës së Bilalit. Arjanit Dino është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke iu fshehur hetimit.

Arratisja në Itali dhe përfshirja në grup criminal

Një vit pas plagosjes për fushatën zgjedhore, Dino shkon në Itali, ku bie në kontakt me një grup të strukturuar kriminal në zonën e Abrucos. Atje ai nis të merret me prostitucion dhe trafik droge. Dino u arrestua disa muaj më pas, bashkë me dy vëllezër shqiptar dhe një rumun. Këta ishin martuar me shtetase moldave dhe i shfrytëzonin për prostitucion. Dinos iu gjet edhe një sasi e konsiderueshme droge.

Ekstradimi

Më datën 29.08.2017, Zyra Qëndrore Interpol Tirana, ekstradoi nga Milano/Itali drejt vendit tonë, shtetasin shqiptar : Arjanit Dino, 46 vjeç, lindur në Fier.

“Ky shtetas , më datë 12.06.2013, në Ballsh – Fier, në një lokal ku ka pasur të pranishëm edhe klientë , pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë, shtetasin B.L,” shkruan policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier , me Vendimin Penal datë 24.09.2013, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj burg për kryerjen e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e rendit dhe qetëtësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 89, 274 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali , duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë, citobalkanweb.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here