Ekstradimi i Ballist Morinës në Serbi, Edi Rama reagon për herë të parë

Aktualitet

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka hedhur hapin e pare ne lidhje me ceshtjen e Ballist Morines. Gjate takimit per Karten e Adriatikut ne Mal te Zi, Rama ka mbajtur vec te tjerash nje takim edhe me homologun kroat ku ka diskuar per ceshtjen e Ismail Morines.

Ja cfare shkruhet ne faqen zyrtare te Rames:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Mal të Zi me zv.Presidentin e SHBA, Mike Pence, dhe liderët e rajonit tonë për Samitin e Kartës së Adriatikut. Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort, interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë.

Takimet bilaterale me zv.Presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155017197166523/

Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij.

Javen e kaluar gjykata kroate e shkalles se pare vendosi ekstradimin e Ballist Morines ne Serbi ku akuzohet ne mungese ne lidhje me ngritjen e dronit me flamurin Autoktonus ne ndeshjen Serbi-Shqiperi./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT