Ekstardimi i Ballistit në Serbi, mediat serbe: Po të përgatisim mirëseardhjen

Kliko per me shume info

Ende në frikë për fatin e Ballist Morinës, ndërsa mediat serbe nuk ndalin me mesazhet provokuese ndaj tij.

Lajmi se Ismail Morina, autori i dronit gjatë ndeshjes Serbi- Shqipëri, mund të ekstradohet në Beograd, ka sjellë edhe reagimin e Klanit të Zemunit. Një pjesë e anëtarëve të kësaj bande gjenden në burg pas vrasjes së ish kryeministrit Zoran Xhinxhiç dhe një vendim i gjykatës kroate kundër Morinës, do bënte që ky i fundit të ndante qelinë me ta.

Kliko per me shume info

Faqja e pare e gazetes serbe sot

Gazet serbe “Alo” citon kreun e Klanit të Zemunit, Millorad Llukoviç, i njohur me pseudonimin “Legija”, i cili thotë “Nëse do të vijë këtu, do ti përgatisim mikëpritjen tonë, dush dhe ajrim”.
Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi, por ekzekutimi i vendit nuk është kryer akoma për shkak se avokati i “ballistit” e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit, raporton Panorama.
Kush është Klani i Zemunit
Një deklaratë e qeverisë serbe e vitit 2003 ia hedh fajin për vrasjen e ish kryeministrit Zoran Xhinxhiç një prej grupeve të krimit të organizuar që u shfaqën gjatë sundimit të gjatë të ish-udhëheqësit autoritar, Sllobodan Millosheviç.
Deklarata jep emrat e dhjetëra personave të cilët i përkasin të ashtuquajturit grupi Zemun, – që e merr emrin nga një lagje e Beogradit – që thuhet se drejtohet nga Millorad Llukoviç, ish-komandant i forcave speciale të policisë ‘Beretat e Kuqe’.
Zoti Llukoviç, që njihet si Legija për shkak të pjesëmarrjes së tij në Legjionin e Huaj, luajti një rol të rëndësishëm gjatë rënies së Millosheviçit.
Kur turmat e mëdha marshuan nëpër rrugët e Beogradit në tetor të vitit 2000 për t’i kërkuar Millosheviçit të largohej nga pushteti pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, Legija dhe oficerë të tjerë të lartë siguruan që forcat e sigurisë të mos ndërhynin kundër demonstruesve.
Por më pas marrëdhëniet e Legijas me autoritetet pas-Millosheviçit u prishën dhe ai u pushua nga puna.
Pas kësaj thuhet se ai mori drejtimin e grupit Zemun, që po luftonte për supremaci në botën e krimit në Beograd me rivalët kryesorë, grupin Surçin, që e merr emrin nga një lagje tjetër e Beogradit.
Sipas deklaratës së qeverisë serbe, ishte vendosmëria e zotit Xhinxhiç për të goditur krimin e organizuar që vendosi fatin e tij.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here