E rëndë/ Vdekja e 10-vjeçares në Zvërnec, xhaxhai donte t’i jepte fund jetës

Kliko per me shume info

Një tjetër lajm i keq vjen nga familja e viktimës 10 vjeçare, në Zvërnec disa ditë më parë. Vajza me inicialet A.H., 10 vjeçe, kishte hyrë në det për t’u larë bashkë me nënën, motrën dhe xhaxhain e saj, kur u përfshi nga një rrymë ujore që i mori jetën.

Dy motrat dhe nëna e tyre, por edhe xhaxhai, janë futur në det rreth mesditës, ndërsa pak çaste më vonë rryma i ka tërhequr në thellësi, duke bërë që këta të fundit të kërkonin ndihmë nga pushues të tjerë që ndodheshin bregdetin e plazhit të Portonovës.

Kliko per me shume info

Nëna e vajzave ka qenë disa metra larg tyre duke dhënë alarmin për rrezikun që u kanosej dy vajzave të saj, ndërsa pranë tyre ndodhej edhe xhaxhai, i cili është përpjekur që të shpëtonte dy vajzat e vogla.
Disa pushues kanë njoftuar policinë, ndërsa ndihma e parë i është dhënë nga disa pushues që ndodheshin pranë tyre dhe një çift shqiptarësh nga Maqedonia, të cilët ndodheshin duke pushuar në këtë zonë.
Në ndihmë u kanë shkuar edhe forca policie që kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa është arritur të shpëtohet një nga vajzat e mitura dhe nëna, por ka humbur jetën 10-vjeçarja, A.H.
Dy personat e shpëtuar, nëna bashkë me një nga vajzat, janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por nga ana tjetër, mjekët bëjnë me dije se nëna e dy vajzave ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.
Në një gjendje të tillë të rëndë ka qenë edhe xhaxhai i dy vajzave, i cili disa herë ka tentuar sërish futjen në det për t’u vetësakrifikuar pas tragjedisë që i ndodhi, por kanë ndërhyrë forcat e policisë për ta shoqëruar drejt spitalit rajonal, me qëllimin që të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Janë katër viktima të regjistruar brenda një muaji në plazhin e Portonovës në Zvërnec, një zonë me rrezikshmëri të lartë për shkak të rrymave të forta. E në fakt edhe pas ngjarjes së ndodhur një muaj më parë, kur humbën jetën tre persona, në vend ka vetëm një tabelë të vogël që paralajmëron rrezikun në plazh, por asnjë tabelë tjetër sinjalizuese.
Për rojë bregdetare as nuk bëhet fjalë, ndërsa pavar- ësisht bukurisë që ofron zona, Bashkia e Vlorës duhet të marra masat për të mos lejuar pushuesit të shkojnë drejt kësaj zone.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here