E rëndë/ Nëna 19-vjeçare braktis djalin 3-vjeç, policia e shpall në kërkim

Kliko per me shume info

Një 19-vjeçare, nënë e re, është shpallur në kërkim nga policia e Korçës, pasi akuzohet se ka braktisur djalin e saj 3-vjeç.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetases: A.Sh, 19 vjeçe, banuese në Korçë”- njofton policia.

Kliko per me shume info

Procedimi ndaj saj filloi pasi, më datë 10.08.2017, në lagjen nr 4 në Korçë, dyshohet se kjo shtetase ka braktisur djalin e saj të mitur 3 vjeç, i cili aktualisht është strehuar në “Shtëpinë e Foshnjës” në Korçë, ku ndodhet nën kujdesin edhe të punonjësve social.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe “Mosdhënia e mjeteve për jetesë” parashikuar nga nenet 124 dhe 125 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here