E rëndë në Vlorë, policia flet për vdekjen e 35-vjecares vdes në spital pasi lindi fëmijën

Aktualitet

Një ngjarje e rende ndodhi diten e sotme ne spitalin e Vlores, ku nje 35-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën.

Sipas informacioneve te fundit gruaja kishte shkuar në spital për të sjellë në jetë fëmijën e saj, por ka ndërruar jetë gjatë lindjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas njoftimit te marre ne lidhje me ngjarjen, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, dhe zbardhjen e plotë të saj.

Nga prokuroria ka nisur hetimi edhe ndaj mjekëve të spitalit të Vlorës për mjekim të pakujdesshëm.

Policia e Vlores, Informacion paraprak:

Më datë 10.08.2017, rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga Spitali Rajonal Vlorë se shtetësia A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka kryer lindje natyrale ka ndëruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni mjekësor që i është shfaqur.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT