E rëndë në Vlorë/ Akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me mbesën, arrestohet 63-vjeçari

Kliko per me shume info

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 63-vjeçar, pasi u denoncua nga djali dhe nusja e tij për kryerjen e veprimeve të turpshme me mbesën.

Sipas informacioneve, djali pretendonte që i ati ka kryer veprime të turpshme me të bijën dy vite më parë, në 2015-ën, kur ata kishin ardhur me pushime.

Kliko per me shume info

Ai thotë se e kanë kuptuar nga disa vizatime të vajzës së mitur në Itali, që pasi i është nënshtruar testit psikologjik ka pranuar që gjyshi e prekte në vende intime.
Por Xhemal Picari, gjyshi i vajzës, që jeton në një shtëpi private në Vorë i mohon akuzat dhe pretendon se djali i tij dhe nusja kanë inskenuar gjithçka për t’i marrë shtëpinë.
“Mund të ketë rastisur që kam qënë lakuriq në shtëpi, por kurrsesi s’kam prekur mbesën. Djali dhe nusja kanë qëllim të më marrin shtëpinë”,- thotë ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here