E rëndë në Librazhd/ 26-vjeçari plagosi me thikë xhaxhain dhe më pas tentoi t’i djeg banesën me benzinë

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Librazhd, ku nipi ka tentuar të vrasë xhaxhain.

Sipas bluve të Elbasanit, në pranga ra shtetasi Besnik Zika, 26 vjeç, banues në Durrës. Mësohet se ai për shkak të konflikteve të pronësisë dyshohet të ketë tentuar të djeg me benzinë banesën e xhaxhait të tij, shtetasit M.Z., 70 vjeç dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me thikë.

Kliko per me shume info

Të njëjtat burime theksuan se shtetasi M.Z., pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit, u largua në banesë.
Gjithashtu dyshohet të ketë goditur me grushta bashkëshorten e xhaxhait shtetasen I.Z., 63 vjeçe dhe nusen e djalit të xhaxhait shtetasen A.Z., 36 vjeçe, banuese në fshatin Përvallë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale
“Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 130/a/3, 151 dhe 22 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here