E rëndë në Gjermani, punonjësi i shëndetësisë dyshohet për vrasjen e 84 pacientëve

Kliko per me shume info

Një punonjës gjerman i sektorit të shëndetësisë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve tani dyshohet për të paktën 84 vrasje, njoftojnë autoritetet gjermane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Niels Hoegel në vitin 2015 u dënua për vrasje dhe dy përpjekje të mbidozimit të pacientëve me ilaçe zemre në qytetin veriperëndimor të Delmenhorst.

Kliko per me shume info

Hetuesit vlerësojnë se i dyshuari është përgjegjës për vdekjen e dhjetëra pacientëve të tjerë.
Vrasjet u zbuluan pasi Hoegel ishte dënuar për vrasje e mbetur në tentativë në një gjyq tjetër. Autoritetet më pas kanë hetuar qindra vdekje duke zhvarrosur trupat e pacientëve të ndjerë në Delmenhorst dhe Oldenburg.
Drejtori i policisë në Oldenburg, Johan Kuehme, të hënën deklaroi se autoritetet kanë prova për 84 vrasje.
Numri i pacientëve të vrarë mund të jetë më i madh, për shkak se disa viktima ishin të djegura, dhe ishte e pamundur të mblidhen prova.
Kuehme pohon se shumë vdekje mund të parandaloheshin. “Këto mund të parandalohen nëse personat përgjegjës, veçanërisht në spitalin Oldenburg, por më vonë edhe në Delmenhorst, të mos hezitonin t’i paralajmëronin autoritetet”, tha Kuehme.
Autoritetet gjermane kanë ngritur procedura penale kundër ish stafit në të dy spitalet.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here