E pabesueshme por e vërtetë/ Ja si ka ndryshuar tradhëtia e femrave ndër vite

Soft

Njerëzit, qytetet, veshjet, ushqimet, të gjithë ndryshojnë! Po ashtu edhe tradhëtitë!

Për një kohë tejet të gjatë, femrave u është thënë se nuk duhet t’i shprehin dëshirat seksuale apo të flasin hapur rreth seksit, dhe se duhet të jenë partnere lokale ndaj meshkujve të tyre. Por femrat nuk duan t’i përshtaten këtyre rregullave më. Dhe një femër e tillë është edhe gazetarja suedeze dhe autorja e librit “Cheating: A Handbook for Ëomen”, Michele Binsëanger.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë libër, Binsëanger tregon historitë e shumë femrave moderne të cilat i kanë tradhtuar partnerët e tyre – histori të cilat rrallëherë i dëgjojmë.

Sugjerimet tregojnë se meshkujt tradhtojnë më shumë se gratë – disa figura thonë se 70 apo 80 për qind e meshkujve do ta tradhtojnë gruan në një fazë të jetës së tyre, krahasuar me femrat ku vetëm 30 apo 40 për qind prej tyre e tradhtojnë burrin. Këto janë shifra depresuese, e veçanërisht nëse jeni në lidhje monogame.

Por a tradhtojnë femrat më pak se meshkujt për shkak se kjo është pjesë e natyrës së femrave? Apo është gjendje shoqërore ku femrat priten të mos i tradhtojnë burrat? Binsëanger mendon se është kjo e fundit, transmeton Telegrafi.

“Femrat njihen të jenë më të ndjeshme ndaj presionit shoqëror sesa meshkujt dhe gjithmonë është hedhur më shumë presion mbi supet e femrave sa i përket sjelljeve seksuale. Gjithashtu ato tradicionalisht kanë më pak mundësi të tradhtojnë sepse janë më të prira të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët”, ka treguar ajo për The Independent.

Pas së gjithash, nëse femrat nuk dalin nga shtëpia dhe nuk takojnë partnerë potencialë për një aferë dashurie, atëherë kanë më pak mundësi të tradhtojnë. Por kjo ka ndryshuar përgjatë dekadave të fundit, sepse femrat e sotme kanë pritshmëri më të mëdha për jetën e tyre seksuale sesa para katër dekadave. Ato tani duan të eksperimentojnë dhe në përgjithësi janë më të pavarura.

Binsëager gjithashtu ka thënë se për meshkujt, tradhtia shpeshherë është pyetje e mundësisë. Pra nëse meshkujt e kanë një mundësi të përsosur për të tradhtuar dhe rreziku për t’u zënë në flagrancë është shumë i vogël, ata janë më të prirë ta bëjnë këtë. Ndërsa te femrat është e kundërta, sepse në përgjithësi kanë më shumë mundësi për të tradhtuar por motivet e tyre janë tjera.

Sipas autores, arsyeja se përse shumica e femrave tradhtojnë është se ndjehen të padëshiruara nga partneri apo janë të palumtura në lidhje, prandaj këto shërbejnë si shtysë për të filluar një aferë jashtëmartesore.

 

ME TE LEXUARAT