E frikshme në Vlorë, shkëputet masivi shkëmbor te Kalaja, zë poshtë makinën

Një masiv shkëmbor është shkëputur dhe ka zënë poshtë një makinë të parkuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kalasë në qytetin bregdetar të Vlorës.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i plagosur, raporton ABC News.

Kliko per me shume info

Brenda makinës që u zu poshtë nga masivi shkëmbor nuk kishte asnjë person. Ndërkohë, qarkullimi i mjeteve në atë zonë është bllokuar. Në vendngjarje ndodhen forca policie, të cilat po orientojnë trafikun.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here