I dyshuari për kasaphanën në Barcelonë konfirmon: Sulm më i madh ishte planifikuar në...

Bota

Njëri prej të dyshuarve të ndaluar për sulmin terrorist në Barcelonë, teksa ka dalë përpara trupës gjykuese ka pranuar se ajo që pamë ishte vetëm një pjesë, pasi terroristët kishin planifikuar një sulm edhe më të madh.

Mohamed Houli Chemlal ka dëshmuar në Gjykatën e Lartë të Madridit, ku ishin të pranishëm edhe 4 të dyshuar të tjerë të mbijetuar pas asaj që ndodhi javën e kaluar. Chemlal u plagos gjatë shpërthimit aksidental që rrënoi një ndërtesë në qytetin e Alcanarit të mërkurën e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agresorët shkaktuan vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve në një seri sulmesh brenda dhe në periferi të Barcelonës, të enjten dhe të premten. Tetë prej pjesëtarëve të celulës xhihadiste tashmë kanë vdekur. Dy prej tyre u vranë nga shpërthimi në Alcanar, ndërsa 6 të tjerë u ekzekutuan nga policia më vonë.

I fundit i vrarë ishte shtetasi i lindur në Marko, Younes Abouyaaqoub, 22 vjeç, që besohet të ketë qenë shoferi i furgonit që shtypi këmbësorët në bulevardin “Las Ramblas” të Barcelonës, ku humbën jetën 13 persona, shumica turistë.

Teksa mbante veshur një brez të rremë eksplozivi në trup, si dhe me thika në duar, ai u qëllua për vdekje nga policia një natë më parë, në periferinë perëndimore të Barcelonës.

Të dyshuarit e mbijetuar u transferuan nën masa të larta sigurie nga Barcelona drejt Madridit, për t’u paraqitur në seancën e parë gjyqësore. Burime nga drejtësia spanjolle thonë se Chemlal ka pranuar planet për një sulm edhe më të madh duke përdorur eksplozivë. Gazeta “El Mundo” raporton se Houli Chemlal u ka thënë gjykatësve se Katedralja ikonë “Sagrada Familia” ishte një prej objektivave të planit.

Ata pritet të përballen tashmë me akuza të rënda, përfshi për terrorizëm, vrasje dhe zotërim armësh e municionesh. Houli Chemlal ishte i pari që dëshmoi, teksa u paraqit me pizhamat e spitalit, pasi është ende duke u mjekuar për plagën e marra nga shpërthimi në Alcanar./top channel

ME TE LEXUARAT