Juventus bën përmbysjen e madhe, ndihmohet nga tripleta e Dybalës

Kliko per me shume info

Pavarsisht se e nis shumë keq, me 2 gola të pësuar në 10 minuta, Juventusi ia doli të merrte një fitore përballë Xhenoas.

“Bardhezinjtë” e nisën në mënyrën më të keqe sfidën, ku në minutën e parë Miralem Pjaniç shënoi një autogol dhe gjashtë minuta më vonë ishte sulmuesi Andrey Galabinov i cili dyfishoi rezultatin në 2-0 për vendasit me 11-metërsh.
Por bardhezinjtë nuk u dorëzuan, duke treguar karakter dhe një “fytyrë” tjetër në lojë. Në pjesën e parë ishte Dibala që shënoi dy herë në minutat 14 dhe 45, duke barazuar në 2-2.

Kliko per me shume info

Përpjekja për fitore vazhdoi dhe Juventusi e vulosi atë e 62-të kur Juan Kuadrado shënoi për 2-3, ndërsa rezultatin përfundimtar e kompletoi në 2-4 Dibala që shoëni golin e tretë të tij dhe të 4-in e takimit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here