Dy senatorë dhe Donald Trump firmosin mbylljen e Lotarisë Amerikane

Bota

Presidenti amerikan Donald Trump dhe dy senatorë republikanë njoftuan se kanë propozuar një ligj të ri që do të ulte numrin e emigrante të ligjshëm. Saktesisht nisma ligjore ne fjale nenkupton mbylljen e Lotarise Amerikane e cila ka qene deri tani nje mundesi edhe per shtetasit shqiptare qe kane dashur te jetojne ne SHBA.

Duke folur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara për dekada kanë "funksionuar me emigrantë me një nivel kualifikimi të ulët". Sistemi i ri që propozohet do të vepronte si një sistem i bazuar në pikë, që do të merrte parasysh aftësitë e aplikantëve për të folur anglisht dhe mundësitë për të përballuar jetën në Amerikë, kur bëhet fjala për të aplikuar për “Kartën e Gjelbërt”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ligji tregon dhembshurinë tonë për familjet amerikane që përpiqen çdo ditë" tha zoti Trump. "I vendos nevojat e tyre dhe Amerikën në plan të parë ".

Presidenti Trump tha se ligji ka për qëllim të mbrojë "punëtorët e pakicave që konkurrojnë për vende pune ndaj atyre që sapo vijnë në Amerikë" dhe “do t’u japë atyre një ngritje page, duke pakësuar numrin e punëtorëve të pakualifikuar që hyjnë në SHBA”.

Më parë këtë vit, senatorët Tom Cotton dhe David Perdue paraqitën projektligjin që do të shkurtonte imigrimin e ligjshëm nga 1 milion, në 500 mijë njerëz çdo vit.

Projektligji, i cili nuk ka kaluar në Senat, gjithashtu kërkon kufizimin e pranimit të anëtarëve të familjes së emigrantëve, duke i dhënë fund programit të llotarisë dhe duke e bërë më të vështirë procesin e marrjes së "Kartës së Gjelbër".

Zoti Cotton tha se vetëm një në 15 emigrantë vjen në Amerikë për shkak të aftësive të tyre dhe se frenimi i imigracionit të personave e që kanë kualifikim të ulët, do t’i ndihmonte punëtorët amerikanë të arrinin një standard më të lartë jetese, si dhe do të mbështeste rritjen e përgjithshme ekonomike.

Presidenti Trump është takuar dy herë me senatorët për të diskutuar lidhur me projekligjin, që synon përmbushjen e një prej synimeve kryesore të politikës të tij në reformimin e sistemit të emigracionit të ligjshëm në Amerikë.

ME TE LEXUARAT