Dy makina përplasen “ballazi” në rrugën e Rinasit, dëshmitë: Ka disa të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Rinasit, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, teksa një automjet tip “Benz A-Class” është përplasur me një tjetër makinë “Benz” model 220.

Si pasojë e përplasjes njëri nga mjetet ka përfunduar në një fushë në anë të rrugës, ndërsa mjeti tjetër në kanal.

Kliko per me shume info

Dëshmitë e para nga vendngjarja thonë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.