Dy jahte luksoze ankorohen në portin e Durrësit, zbulohet shkaku

Kliko per me shume info

Një ditë më parë në portin e Durrësit, janë ankoruar dy anije turistike luksoze në kalatat 2 dhe 5, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Mësohet nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, mësohet se jahti “Mary Jean II”, me flamur të Britanisë së Madhe është ankoruar në kalatën 5 dhe ka një personel prej 15 vetësh. Jahti ka një gjatësi prej 55 metra dhe është nisur drejt Durrësit nga porti i Korfuzit (Greqi).

Kliko per me shume info

Ndërkaq, para pak minutash doli nga porti pas një qëndrimi prej rreth 20 orësh jahti tjetër “Ëheels”, me port regjistrimi në Valleta (Maltë). Jahti me gjatësi 30.5 metra u ankorua në kalatën 2, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Po sot në kalatat 4 dhe 5 po përpunohen anijet “Altair” dhe “Sea Trader”, nga të cilat po shkarkohen përkatësisht 3297 dhe 5005 ton grurë, shkruan durreslajme. Në kalatën 11 të Terminalit Lindor anija “NS Tera” po shkarkon 2486 ton skrap, ndërsa anija “Sirios Cement 1” po ngarkohet me 6200 ton çimento.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here