Duka: Cikalleshi ka gabuar. Panuçi si De Biazi, nuk është keq me ulërimat

Kliko per me shume info

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është në krahun e trajnerit Kristian Panuçi sa i përket çështjes së pezullimit të Sokol Cikalleshit. Në një prononcim të dhënë për “SuperSport”, numri 1 i FSHF-së ka treguar edhe bisedën që ka pasur me sulmuesin dhe çfarë i ka kërkuar për të shlyer gabimin.

“Cikalleshi është një nga futbollistët që ka kontribuar goxha për këtë ekip, një djalë shumë i mirë, i disiplinuar që nuk ka pasur asgjë në të kaluarën. Unë kam komunikuar edhe pas atij vendimi të trajnerit dhe i kam thënë ‘Cike, këtë radhë ke gabuar, duhet të respektosh vendimet e trajnerit për të pushuar këto dy ndeshje dhe do të demonstrosh duke shënuar kundër Spanjës, do t’i shlyesh të gjitha’”, tha Duka.

Kliko per me shume info

Ai pret maksimumin nga skuadra në ndeshjen me Lihtenshtejnin, të cilin nuk e sheh si një kundërshtar të lehtë. “Kjo është një nga ndeshjet kualifikuese, për mua një nga më të rëndësishmet pasi kundërshtarin e radhës unë e konsideroj shumë të vështirë. Kështu që duhet të jemi të gjithë akoma më shumë të angazhuar dhe për të dhënë një mesazh të rëndësisë së madhe që ka motivimi i madh i skuadrës për këtë ndeshje.

Sot është e vështirë në futboll që të ketë kundërshtarë të dobët, pavarësisht se opinionet janë që ky apo ajo skuadër është me dobët. I dobët apo i fortë është ai që jep apo jo në fushë. Nëse nuk jep maksimumin, ne nuk është se kemi kualitete të jashtëzakonshme që mund ta fitojnë një ndeshje.

Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe mund ta arrijmë në rezultat pozitiv vetëm duke dhënë më shumë se 100%. Këtë duhet të bëjmë edhe këtë radhë, pastaj të mendojmë për Maqedoninë që është një tjetër histori më vete me gjithë specifikat që ka”, deklaroi ai.

I pyetur nëse sheh ndryshime mes Panuçit dhe De Biazit, presidenti nuk ka ngurruar t’i bëjë lavdet e para trajnerit të ri vetëm pas pak ditësh punë. “Nuk është se kam parë shumë specifika, por kam parë një lloj motivimi, një energji më shumë që uroj që ta transmetojë edhe skuadra më fushë. Me ulërimat nuk janë keq të dy, por nuk besoj se ulërimat të çojnë te fitorja. Aty të çojnë menaxhimi i mirë i situatave.

Të rinjtë e grumbulluar? Kam shumë dëshirë t’i shoh në fushë dhe aty të shohim sa mund të ndihmojnë ekipin në të ardhmen, shumë mirë që i është dhënë kjo mundësi”, deklaroi Duka.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Ky Duka eshte rrote koke e kembe. Cikalleshi nuk ka bere asnje faj, keshtu ishin rrethanat dhe per fatin e tij te keq mbeti jashte kete here. Nuk ka asgje per te zgjatur kete teme. Denglat e Dukes nuk i hyjne ne pune askujt. Shpresojme qe trajneri te jete ne lartesine e duhur e ta coje kombetaren perpara. Fuck Duka hajduti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here