Droni iranian "ngacmon" aeroplanmbajtësen amerikane

Bota

Një dron iranian ka fluturuar shumë afër një avionmbajtëse amerikane, duke rrezikuar jetën e pilotëve amerikanë të aeroplanëve luftarakë F-18, ka thënë marina amerikane.

Edhe disa ditë më parë, një dron iranian, QOM-1, ka fluturuar 300 metra afër avionmbajtëses, USS Nimitz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave të Ushtrisë Detare, Ian McConnaughey, e ka cilësuar këtë hap si “të pasigurtë dhe joprofesional”.

Personat përgjegjës për dronin nuk u janë përgjigjur kërkesave për komunikim, ka thënë ai, duke shtuar se droni ka qenë i paarmatosur, mirëpo ka qenë model i cili ka kapacitet të bartjes së raketave.

McConnaughey, ka thënë se droni ka fluturuar “pa drita të ndezura”, dhe ka krijuar një situatë të rrezikshme, duke shkelur parimet e ligjit ndërkombëtar.

Vetëm gjatë këtij viti, zyrtarët amerikanë janë ankuar për rreth 14 veprime të tilla të pasigurta, duke përfshirë pothuajse secilën herë, Gardën Revolucionare islamike të Iranit, të cilën Uashingtoni e ka ndëshkuar me sanksione të reja.

Mirëpo pjesëtarë të kësaj Garde, përmes një deklarate të publikuar gjatë ditës së martë, kanë thënë se droni ka vepruar në mënyrë “profesionale”, duke hedhur poshtë shqetësimet e Ushtrisë Detare, dhe duke i konsideruar të njëjëtat si “të pabazuara”.

ME TE LEXUARAT