Drogë dhe armë në makinë, arrestohet i ‘’forti’’ i Sarandës (Foto)

Kliko per me shume info

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi i është gjetur një pistoletë dhe disa gram kanabis në makinë.

Mësohet se në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e personave të cilët paraqesin rrezikshmëri shoqërore, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Ylli Dalanaj, 28 vjeç, banues në Sarandë.

Kliko per me shume info

Në lagjen “Nr. 2”, në Sarandë, policia në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të lartpërmendur kanë konstatuar një armë zjarri model “TT”, kalibër 7.62 mm dhe një krehër me pesë fishekë në brendësi.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është konstatuar edhe një sasi prej 3.5 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Arma e zjarrit, lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here