Droga bën namin në Skrapar, asgjesohen 542 bimë narkotike, arrestohet kryeplaku i fshatit

Kliko per me shume info

Policia e Skraparit ka asgjesuar 542 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sativa, ndërsa ka ndaluar kryeplakun e fshatit për moskallëzim të krimit

Njoftimi:
Në vijim të masave të marra për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa, si rezultat i kontrollit të territorit si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rezultoi se:

Kliko per me shume info

Më datë 17.08.2017 në “Pyllin e Gjonbashit”, mbi fshatin Gurazezë, në toka të hapura rishtas në pyll, u gjetën të kultivuara 542 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sativa.
Bimët ishin të kultivuara nga 1 deri në 3 bimë në një gropë dhe varionin nga 15 deri në 45 centimetra të larta.
Pas kryerjes së veprimeve me grup hetimor në konsultë me Prokurorin, bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa bimë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Seksioni për krimet ka bërë ndalimin e shtetasit Sefer A, 64 vjeç, banues në fshatin Gurazezë, me detyrë kryeplak i fshatit, pasi dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetasit Sefer Ahmetaj parashikua nga neni 300 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here