BE nis sot negociatat për “divorcin” me Britaninë

Kliko per me shume info

Ditën e sotme do të nisin negociatat formale në Bruksel, ku negociatori i Britanisë së Madhe, kërkon nga Bashkimi Evropian të tregojë “fleksibilitet dhe imagjinatë”.

Sekretari i Britanisë për Brexit, kërkon të fillojnë diskutimet për marrëveshjet tregtare që do të zbatohen pas largimit të Anglisë nga Bashkimi Evropian.

Kliko per me shume info

Gjithashtu zyrtarë të BE-së janë shprehur se duhet të shohin progres për sa i përket çështjes së të drejtave të qytetarëve evropian në Britani, kufirit me Irlandën dhe “faturën e divorcit”, përpara se të ketë një avancim në bisedimet e marrëveshjeve të tregtisë me Britaninë.

Të dyja palët kanë deklaruar se ende nuk ka një propozim konkret për raundin e tretë të negociatave.

Sipas mediave në Bruksel edhe në raundin e tretë të bisedimeve nuk pritet një avancim në drejtim të çështjes së të drejtave të qytetarëve evropian dhe marrëveshjes së tregtisë, pas largimit të Britanisë së Madhe nga unioni.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here