Dikur kishte ujë, tani në këtë planet temperatura është 420 gradë Celcius

Kliko per me shume info

Venera sot është një shkretëtirë me temperatura mbi 400 gradë Celsius.

Nëse dëshironi të kërkoni diku ujë në sistemin tonë diellor, atëherë ky do të ishte vendi i fundit në të cilin do ta bënit një gjë të tillë.

Kliko per me shume info

Por, hulumtimet tregojnë se Venera dikur ishte planeti që kishte më së shumti ujë.

Në fakt, grupi i shkencëtarëve nga Universiteti në Paris ka simuluar përmes rrugës së modeleve kompjuterike mënyrën me të cilën Venera ka evoluar gjatë kohës dhe gjendjeve të ndryshme në të cilat ka kaluar, transmeton KosovaPress.

Duke iu falënderuar rotacionit të ngadalshëm – pothuajse 116 herë më të ngadalshëm se sa Toka – dhe në kombinim me sasinë përkatëse të dyoksid karbonit që sot ekziston në planet, është zbuluar se Venera dikur kishte kushte për të “mirëpritur” një oqean të madh të cekët.

Shkencëtarët thonë se për këtë do të duhej të ishte e nevojshme që të ketë një shtresë të trashë të reve, të cilat do të ftohnin sipërfaqen e planetit në mënyrë që oqeani të mund të ekzistojë.

Studimi është bazuar në të dhënat e mëhershme lidhur me atë se si është formuar planeti dhe si aktivitetet tektonike kanë çuar deri te nxehtësia ekstreme, e cila sot mbretëron aty.

Simulimet tregojnë se Venerës i janë nevojitur vetëm 30 për qind të sasisë së ujit, të cilën e ka Toka, dhe se pjesa më e madhe e sipërfaqes së saj ishte e mbuluar me një shtresë të hollë.

Studiuesit këtë e përmendin vetëm si teori për të cilën nevojiten të gjenden më shumë fakte dhe pajtohen se rasti më i mirë për këtë do të ishte misioni i planifikuar i programit kozmik rus për vitin 2024.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here