Digjet nga zjarri një dyqan parfumerie në zonën e ish-Bllokut

Kliko per me shume info

Një dyqan parfumeri në katin e parë të një pallati në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet është përfshirë nga një zjarr i madh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes, në rrugën “Brigada VIII”.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikset. Këto të fundit kanë bërë të mundur vënien nën kontroll e më pas fikjen e zjarrit.

Kliko per me shume info

Grupi hetimor dhe ekspertët e zjarrit po punojnë për identifikimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here