Digjet apartamenti në Vlorë, flet policia: Banesa është në pronësi të…

Aktualitet

Një zjarr i madh ka rënë brenda një pallati në Vlorë.

Policia ka reaguar me anë të një njoftimi per media ku ben te ditur se banesa eshte ne pronesi te shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policise

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 22.08.2017 rreth orës 16:00, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Pavarsia” , ka rënë zjarr në një banesë.

Policia sëbashku me shërbimin zjarrëfikës ka kaluar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se ka qënë duke u djegur një banesë në katin e 6 të një pallati tek Aleksandria në pronësi të shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe njoftohet se nuk ka të dëmtuar në njërëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT